Sonte në Pressing po diskutohet për seancën e sotme, ku Glauk Konjufca dështoi të zgjidhet kryeministër i Kosovës, përplasjet në Kuvend dhe zhvillimet që pritet të pasojnë në ditët në vijim. Në studio janë Valon Murati, Albert Krasniqi, Përparim Gruda, Dukagjin Gorani, Dibran Hoxha e Burim Ramadani.
Pas përplasjes në Kuvend me Agim Bahtirin, Gruda tha se u takua në korridor me të pas përfundimit të seancës, ku edhe i kërkoi këtij të fundit falje.
Ai tha se sa i përket bagazhit patriotik, Bahtiri nuk është në pozicion që të shesë moral të tillë.
“U takuam në korridor, dhe me kërkoj falje, tha nuk e pata me ty por me partinë. Mendoj që ishte e ultë, më vjen keq nëse hyjmë me kqyrë bagazhin patriotik, nuk mendoj që Bahtiri është në pozicion me na shit moral të tillë”, tha ai.