string(81) "u-shkarkua-gjykatesi-i-apelit-enver-bexheti-i-perfshire-ne-listen-e-zeze-nga-shba"

Maqedoni

Gazeta Express

27/05/2025 15:23

U shkarkua gjykatësi i Apelit Enver Bexheti, i përfshirë në listën e zezë nga ShBA

Maqedoni

Gazeta Express

27/05/2025 15:23

Këshilli Gjyqësor ka shkarkuar gjykatësin e Apelit Enver Bexheti, i cili përfundoi në listën e zezë të SHBA-së në fund të vitit të kaluar.

Jozyrtarisht, Këshilli Gjyqësor e mori vendimin dje pasdite, gjatë pjesës së mbyllur të seancës kur publiku ishte i përjashtuar.

Megjithatë, Këshilli Gjyqësor ende nuk e ka konfirmuar informacionin kurse kryetari i këshillit, Aleksandar Kambovski, nuk u përgjigjet thirrjeve dhe mesazheve tona.

Nëse vendimi për shkarkim publikohet nga Këshilli, kjo do të thotë që Bexheti do të pezullohet menjëherë nga pozicioni i tij në Gjykatën e Apelit. Këshilli Gjyqësor do të duhet gjithashtu të japë detajet dhe mbi bazën e të cilave mbikëqyrje është marrë vendimi për shkarkimin e Bexhetit.

Dy vjet më parë, Këshilli Gjyqësor veproi kundër Bexhetit pasi përcaktoi se ai e kishte mbajtur në mënyrë të pajustifikuar rastin “Target- Fortesa” në sirtar nëntë muaj, në të cilin ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, ishte i akuzuari kryesor. Por atëherë Bexheti mori vetëm gjobë në para.

Vitin e kaluar, Bexheti përfundoi në listën e zezë të SHBA-së, së bashku me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, i cili është në arrati. Të dy u akuzuan për ryshfet në vendimin e Bexhetit në rastin e Mijallkovit për përgjime masive të paligjshme. Pikërisht zvarritja e rastit çoi në vjetërsimin e lëndës.

Përveç vendimit për Bexhetin, në pjesën që ishte e hapur për publikun, Këshilli Gjyqësor dje mori vendim me të cilin Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, e ngriti në pozicionin e gjykatësit të apelit.

Përveç Xholevit, gjykatëse e Apelit u bë edhe Olja Ristova, e cila dy vjet më parë kërkoi shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor pikërisht sepse gjykata nuk e sistemoi atë në Gjykatën e Apelit në atë kohë. Gjykata e Apelit në Shkup u përforcua dje me gjykatësin Betim Jahja nga Gjykata Themelore e Tetovës, si dhe me gjykatësen Marija Kletniçka Markovska. /Alsat/