U shemb një gur i madh, ekipeve të shpëtimit iu deshën shumë orë për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve - Gazeta Express

U shemb një gur i madh, ekipeve të shpëtimit iu deshën shumë orë për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve

Lajme

Gazeta Express

03/06/2020 7:51

Trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi janë nxjerrë mbrëmë pas mesnate nga Miniera e Artanës.

Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.

Prandaj, është dashur një operacion prej 14 orësh ku kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

 “Duke i falënderua djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar në Facebook, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Trupat e pajetë të dy minatorëve janë dërguar për obduksion.