U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar - Gazeta Express
string(141) "u-sanksionua-per-shkak-te-pronesise-ruse-shba-i-jep-leje-te-perkohshme-kompanise-serbe-te-naftes-qe-te-vazhdoje-veprimtarine-deri-me-23-janar"

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 22:03

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 22:03

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse dhe është nën sanksione amerikane, që të mund të rifillojë prodhimin deri më 23 janar.

Lajmin e dha mbrëmjen e sotme ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Đedović Handanović.

“Kompanisë NIS i është dhënë leje nga OFAC (Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së) që i lejon të vazhdojë aktivitetin deri më 23 janar. Kjo do të thotë se rafineria e Pançevos do të mund të rifillojë funksionimin pas 36 ditësh,” shkroi ministrja në Instagram.

Pas nëntë muajsh shtyrjesh të njëpasnjëshme, më 9 tetor, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj NIS, duke e akuzuar se financon pushtimin rus në Ukrainë, pasi kontrollohet 56% nga kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Intelligence.

Rafineria e saj në Pançevo, pranë Beogradit, që mbulon rreth 80% të tregut serb, u detyrua të ndalojë aktivitetin në fillim të dhjetorit, pasi Uashingtoni nuk i dha NIS leje të veçantë për importin e lëndëve të para. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement