Pasditen e sotme një 66-vjeçar me iniciale R.H., ka ndërruar jetë në lagjen “Kushtrimi” në Berat. Ai ishte punonjës dhe dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit në ndërtim.
Menjëhërë është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërsa grupi hetimor dhe autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë në këtë kantier ndërtimi.