U rrëzua në Gjirin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë turistit çek, dërgohet në spital - Gazeta Express
string(87) "u-rrezua-ne-gjirin-e-filikurit-policia-i-vjen-ne-ndihme-turistit-cek-dergohet-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2024 21:37

U rrëzua në Gjirin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë turistit çek, dërgohet në spital

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2024 21:37

Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë një turisti çek që u dëmtua gjatë eksplorimit të zonës në Gjirin e Filikurit dhe mbeti i bllokuar.

Sot, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është marrë njoftim se në vendin e quajtur Gjiri i Filikurit, një turist i cili po eksploronte zonën ishte rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe kishte dëmtuar gjymtyrët. Menjëherë u nis drejt tij Njësia Policiore Detare e SPK Dhërmi e cila, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ka lokalizuar turistin çek dhe e ka transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës”, njofton policia.

Lexo Edhe:

Shtetasi i dëmtuar është asistuar gjatë transportit edhe nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.