U rrezikohej jeta për shkak të stuhive, ndihmohen 2 peshkatarë në Pogradec - Gazeta Express
string(73) "u-rrezikohej-jeta-per-shkak-te-stuhive-ndihmohen-2-peshkatare-ne-pogradec"

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 17:01

U rrezikohej jeta për shkak të stuhive, ndihmohen 2 peshkatarë në Pogradec

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 17:01

Pasditen e sotme dy peshkatarë, babë e bir kishin dalë për të peshkuar me varkë në liqenin e Pogradecit.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë. Menjëherë pas lokalizimit ka shkuar policia kufitare dhe i ka nxjerrë ata pa probleme nga liqeni.

Sipas informacioneve, peshkatarëve u rrëzikohej jeta për shkak të stuhive të shiut që krijuan dallgë të forta dhe shumë erë. Gjendja shëndetësore e dy peshkatarëve pas daljes nga liqeni është e mirë.