U rikthye në jetë pas 10 ore, plaka thotë se ishte në parajsë - Gazeta Express
string(60) "u-rikthye-ne-jete-pas-10-ore-plaka-thote-se-ishte-ne-parajse"

Gazeta Express

27/02/2020 1:22

U rikthye në jetë pas 10 ore, plaka thotë se ishte në parajsë

Gazeta Express

27/02/2020 1:22

Rikthehet në jetë, dhjetë orë pasi shpallet e vdekur.

Një 83-vjeçare nga Ukraina, u kthye në jetë pas 10 ore që u shpall e vdekur, zbuluan mjekët.

Lexo Edhe:

Ksenia Didukh ishte deklaruar e vdekur në shtëpinë e saj javën e kaluar, mjekët ishin njoftuar nga të afërmit pasi e gjetën atë pa rrahje zemre, raporton “Daily Mail”.

Ndërsa familja e saj kishte angazhuar një prift për varrosjen e saj, duke e gërmuar varrin e saj, ajo filloi të shfaqë shenja jete dhe menjëherë u dërgua ne spital dhe më pas iu rikthye vetëdija.

Pasi ajo u rikthye në jetë, tregoi se çfarë pa gjatë kohës kur u shpall e vdekur, ajo tregoi që pa babanë e saj që e thërriste dhe mbretërinë e parajsës.

Duke folur për momentin kur ajo riktheu vetëdijen, Ksenia shtoi: “Sytë e mi u hapën dhe njerëzit me të bardha po rrinin rreth meje. Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”.

Dr. Tetyana Katylova, zv.drejtore mjekësore e spitalit rajonal Vinnytsia, tha: “Unë kam punuar si mjeke për 20 vjet, por nuk kam parë diçka të tillë”.

Ndërsa prifti Roman Petrik, i cili ishte angazhuar për të kryer funeralin e saj, tha se ka ndodhur një mrekulli e ringjalljes.