U rikonfirmua si president i Turqisë, Zelensky uron Erdoganin për fitoren - Gazeta Express
string(72) "u-rikonfirmua-si-president-i-turqise-zelensky-uron-erdoganin-per-fitoren"

U rikonfirmua si president i Turqisë, Zelensky uron Erdoganin për fitoren

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 10:37

Volodymyr Zelensky ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pas fitores në zgjedhje, ku ky i fundit siguroi mandatin e radhës.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, presidenti i Ukrainës shkruan e pas fitores në zgjedhje marrëdhënia mes dy vendeve do të forcohet edhe më tepër.

Lexo Edhe:

“Ne llogarisim në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik për të mirën e vendeve tona, si dhe në forcimin e bashkëpunimit për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës”, shkruan ai,

Kujtojmë se, Erdogan ka miratuar një akt vendimtar balancues midis Kievit dhe Moskës i njohur gjerësisht si “neutraliteti pro-ukrainas”.

Ai ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje kyçe të njohur si  Iniciativa e Korridorit të Kokrrave të Detit të Zi që zhbllokoi miliona tonë grurë, duke shmangur një krizë globale urie.

U rikonfirmua si president i Turqisë, Zelensky uron Erdoganin për