U raportua si e zhdukur, gruaja gjendet duke notuar në det pas dy vjetësh - Gazeta Express

U raportua si e zhdukur, gruaja gjendet duke notuar në det pas dy vjetësh

Lajme

Gazeta Express

30/09/2020 10:48

Një grua e cila ishte shpallur e zhdukur për dy vite, është shfaqur krejt rastësisht duke notuar në brigjet e Kolumbisë.

Sipas britanikes “Daily Mail”, gruaja humbi çdo kontakt me familjen rreth dy vite më parë, ndërsa këta të fundit nuk mësuan kurrë se çfarë ndodhi me të, transmeton Shqip.

Ajo u gjet rreth një milje larg bregut në afërsi të qytetit Puerto Colombia. Gruaja nga Amerika Latine, e identifikuar si Angelica Gaitan, 46-vjeçe, u gjet nga peshkatari Ronaldo Visbal. Në momentin që u gjet, 46-vjeçarja ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, e paraqiste shenja të theksuara hipotermie.

Ndërkohë ende nuk dihet se ku ka qëndruar ajo përgjatë dy viteve dhe si përfundoi më pas në det, mirëpo mësohet se autoritetet janë në dijeni të ngjarjes dhe tashmë kanë nisur një hetim.