Pas një dite të mbushur me lajme dhe ngushëllime publike nga personalitete të larta të vendit për ndarjen nga jeta të Artan Lames, mbrëmjen e sotme familja e tij ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke hedhur poshtë lajmet për vdekjen e tij.
Sipas deklaratës së familjarëve, Artan Lame nuk ka ndërruar jetë, ndonëse ndodhet në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai ka kaluar në koma cerebrale gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht mbahet në jetë përmes aparaturave. Zemra e tij vazhdon të rrahë, por ai nuk është i vetëdijshëm.
“Lame është gjallë. Po mbahet në jetë me ndihmën e aparaturave dhe ndodhet në gjendje kome. Jemi të tronditur nga lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar gjithë ditën”, thuhet në reagimin e familjes.