U raportua se do të shkarkohej, çfarë thotë Rrahman Rama për largimin e tij - Gazeta Express
string(74) "u-raportua-se-do-te-shkarkohej-cfare-thote-rrahman-rama-per-largimin-e-tij"

U raportua se do të shkarkohej, çfarë thotë Rrahman Rama për largimin e tij

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 13:15

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Pas dorëheqjes, Rama ka thënë se këtë vendim e ka marr pasi ka qëndruar gjatë në këtë pozitës.

Lexo Edhe:

“Vallahin  veç se boll. Kam ndejë boll. Tjetër herë flasim. Mirupafshim”, ka thënë shkurt Rama, në një prononcim për Klan Kosovën, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës.

Ndërkaq në vend të tij sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar Bashkim Jasharin, si komandant i Forcës së Sigurisë. Bashkimi është djali i Rifat Jasharit dhe nipi i Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit.

Ditë më parë është raportuar se komandanti i FSK-së do të shkarkohej nga pushteti. Kjo, pasi ai nuk ishte bindur që të përdoreshin automjetet e FSK-së të dhuruara nga SHBA-së, pasi do të ishte kundër marrëveshjes me amerikanët. SHBA-ja nga ana tjetër, i ka dërguar Kosovës notë diplomatike për t’ia tërhequr vërejtjen që automjetet e FSK-së të mos përdoreshin nga asnjë autoritet tjetër, pos Forcës.

Sipas raportimeve,  në shtator ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit./Express/