U rangua poshtë në platforma ndërkombëtare, ky është arsyetimi i UP-së - Gazeta Express
string(69) "u-rangua-poshte-ne-platforma-nderkombetare-ky-eshte-arsyetimi-i-up-se"

U rangua poshtë në platforma ndërkombëtare, ky është arsyetimi i UP-së

Gazeta Express

06/08/2022 18:34

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur i 3.031-i në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi. UP-ja kësaj radhe është renditur për katër pozita më poshtë se sa herën e kaluar.

Sipas raportimeve në media, kjo pozitë bën që UP-ja të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon. Pas kësa, UP-ja ka reaguar përmes një komunikate për media, ku thuhet se nuk janë më të dobëtit në rajon.

Lexo Edhe:

“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume”.

“UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”, thuhet në reagimin për media.

Tutje, UP-ja thotë se nuk është e kënaqur me këtë rezultat, andaj “menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike  për ta avancuar tutje pozicionin në platformën Webometrics”.

“Në edicionin e gushtit 2022, UP-ja mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027. Në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën  2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320. UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1471 siç ka qarkulluar informacioni në disa media. (Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar,  për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar)”.

Për sqarim të mëtutjeshëm, thuhet se platforma Webometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit ndër vite dhe aktualisht 50 për qind e peshës së rangimit bazohet në indikatorë uebometrik.

Komunikata e plotë:

Pas njoftimeve në opinionin publik lidhur me rangimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në platformat ranguese ndërkombëtare, informojmë palët e interesuara si në vijim:

  • Në platformën SCIMAGO, e cila vlerëson performancën shkencore të universiteteve dhe institutcioneve kërkimore, Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje si në rangimin e përgjithshëm ashtu edhe në rangimin sipas metrikave të bazuara në kërkimin shkencor, inovacionin dhe ndikimin në shoqëri. Për tu përfshirë në këtë rangim institucioni duhet të dëshmojë performancë me numër të caktuar të publikimeve shkencore në Scopus. UP-ja është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që listohet në këtë platformë ranguese. Për më tepër, që nga fillimi i rangimit, suksesin më të madh e ka treguar në vitin 2022. Detajet dhe analizën krahasuese ndër vite e  gjeni në  https://www.scimagoir.com/institution.php?idp=70739

  • Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume. UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në. Sigurisht, UP-ja nuk është e kënaqur edhe me këtë rezultat, andaj menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike  për ta avancuar  tutje pozicionin në platformën Webometrics. 
    Në edicionin e gushtit 2022, UP-ja mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027. Në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën  2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320. UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1471 siç ka qarkulluar informacioni në disa media. (Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar,  për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar). 
    Për sqarim të mëtutjeshëm,  platforma Webometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit ndër vite dhe aktualisht 50 % e peshës së rangimit bazohet në indikatorë uebometrik, pra prezenca dhe impakti në ueb (Internet). Siç udhëzohet nga Webometrics, https://webometrics.info/en/Previous_editions, krahasimi i rangimeve ndër vite duhet të trajtohet me kujdes për shkak të ndryshimit të metodologjisë së rangimit.