U ra shorti me Real Madridin në Kupën e Mbretit, lojtarët e Unionistas festojnë - Gazeta Express
string(78) "u-ra-shorti-me-real-madridin-ne-kupen-e-mbretit-lojtaret-e-unionistas-festojne"

Gazeta Express

15/01/2020 14:14

U ra shorti me Real Madridin në Kupën e Mbretit, lojtarët e Unionistas festojnë

Gazeta Express

15/01/2020 14:14

Lojtarët dhe stafi i Unionistas de Salamanca e festuan fatin e tyre në Kupën e Mbretit, përkundër që shorti u ra me njërin prej favoritëve për titullin – Real Madridin.

Stadiumi i Unionistas de Salamanca i ka vetëm tre mijë ulëse, mirëpo lojtarët janë shumë të lumtur që do ta presin Real Madridin në Kupën e Mbretit. Kjo u bë e qartë nga reagimi i tyre pas shortit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dje u mbajt shorti për çiftet e fazës së 1/16 të finales së Kupës së Mbretit. Përderisa Real Madridi mësoi se do të përballet me Unionistas, Barcelonës i ra shorti me klubin e nivelit të tretë të futbollit në Spanjë, Ibiza.

Në këtë fazë të Kupës së Mbretit hyjnë katër skuadrat që luajtën në Superkupën e Spanjës (Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia). Ato do të luajnë të gjitha kundër klubeve të nivelit të tretë të futbollit në Spanjë.

Fituesi do të vendoset nga një ndeshje e vetme dhe katër klubet e Superkupës do të luajnë jashtë shtëpisë. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 21, 22 ose 23 janar. /Gazeta Express/