Pasi mediumet franceze e kishin quajtur yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën “vështirë të menaxhueshëm”, gazetarja e mirënjohur kosovar, Qeqa Krelani kishte reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo kishte thënë se pse prindërit e futbollistëve nuk po reagojnë ndaj gazetarëve francezë, njëjtë sikur ndaj atyre nga Kosova.
“Shume po me intereson mi dite a thu, ketyre dy gazetareve francez, a iu kane gjujt me ofendime sikur mu, krejt familjaret e Zhegroves te cilet e paskan kritiku talentin me te madh te Kosoves, por ma pa seriozin qe kemi??!!”, thotë një pjesë nga postimi i Qeqës.
Ky reagim i saj vinte pasi më herët nëna e Edon Zhegrovës i kishte reaguar ashpër.
Në këtë postim të Qeqës, ka reaguar përsëri ashpër nëna e futbollistit në fjalë, duke e quajtur “zhele”.
Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi tjetër i Qeqa Krelanit, e cila është shprehur e zhgënjyer nga fjalët e përdorura nga nëna e Edonit.