U plagos rëndë në aksident dhe ra në koma, 24-vjeçarja ndërron jetë te Trauma në Tiranë - Gazeta Express
string(86) "u-plagos-rende-ne-aksident-dhe-ra-ne-koma-24-vjecarja-nderron-jete-te-trauma-ne-tirane"

U plagos rëndë në aksident dhe ra në koma, 24-vjeçarja ndërron jetë te Trauma në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2024 20:53

24-vjeçarja e plagosur gjatë aksidentit të rëndë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë 6 ditë më pare ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhej në gjendje kome.

Në lidhje me këtë aksident tragjik, policia njoftoi se ka ndaluar shoferin e automjetit, Jetmir Dacin.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë për ndalimin e shoferit:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.