U plagos gjatë aksionit për arrestimin e Fatmir Kolecajt, polici i FNSH-së dërgohet në Tiranë - Gazeta Express
string(92) "u-plagos-gjate-aksionit-per-arrestimin-e-fatmir-kolecajt-polici-i-fnsh-se-dergohet-ne-tirane"

Gazeta Express

27/02/2020 22:32

U plagos gjatë aksionit për arrestimin e Fatmir Kolecajt, polici i FNSH-së dërgohet në Tiranë

Gazeta Express

27/02/2020 22:32

Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH-së Shkodër që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë në Rrëshen, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.

Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit.

Lexo Edhe:

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë.

Autori Fatmir Kolecaj i gjendur në rrethim e pa rrugëdalje, vrau veten.

Dy ditë më parë ai vrau ish- bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Ngjarja

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.