U përplas për vdekje nga shoferi i dehur në Qafë-Thanë, kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën pas 5 ditësh në koma - Gazeta Express
string(112) "u-perplas-per-vdekje-nga-shoferi-i-dehur-ne-qafe-thane-kjo-eshte-24-vjecarja-qe-humbi-jeten-pas-5-ditesh-ne-koma"

U përplas për vdekje nga shoferi i dehur në Qafë-Thanë, kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën pas 5 ditësh në koma

Shqiperi

Gazeta Express

14/04/2024 16:02

Kjo është 24-vjeçarja që ndodhej në koma dhe nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Përrenjas-Qafë Thanë”.

Vajza 24-vjeçare, ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lexo Edhe:

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci, përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës. Në testin e bërë rezulton se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa sot pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.

Artan Pishkashi, emigrant i cili ishte kthyer në Shqipëri për një arsye familjare, është përballur me këtë aksident të rëndë.