U përplas me automjetin e parkuar gabim e më pas aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohen dy shoferët - Gazeta Express
string(104) "u-perplas-me-automjetin-e-parkuar-gabim-e-me-pas-aksidentoi-per-vdekje-kembesorin-arrestohen-dy-shoferet"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 11:11

U përplas me automjetin e parkuar gabim e më pas aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohen dy shoferët

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 11:11

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, ku humbi jetën një 60-vjeçar.

Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas njoftimit të policisë, një 61-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur mjetin që një 43-vjeçar e kishte parkuar gabim në rrugë dhe për pasojë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin që shtetasi P. B. e kishte pozicionuar gabim dhe më pas ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. D., 60 vjeç”, thuhet në njoftim.