U përmend në punimin e Bashës, Haliti: Janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s - Gazeta Express
string(95) "u-permend-ne-punimin-e-bashes-haliti-jane-disa-dimala-qe-kopjojne-analitiken-e-udb-se-dhe-bia-s"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 6:53

U përmend në punimin e Bashës, Haliti: Janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 6:53

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka reaguar pas publikimit të një punimi (hulumtimi) të kryeparlamentarit, Dimal Basha në të cilin janë hedhur pretendime për lidhjet e UÇK-së me kriminelë shqiptarë jashtë dhe brenda Kosovës e ku është përmendur edhe vetë Haliti.

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, kishte shkruar ndër të tjerash kryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një hulumtim të publikuar në vitin 20212, si bashkautor me Jana Arsovska.Haliti ka theksuar se është krenar për kontributin e tij në UÇK, derisa ka goditur Bashën duke thënë se “janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s”.  

Madje, nuk la pa përmendur as ata që e votuan Dimalin, duke aluduar në bashkëpartiakët e vet.

“Nuk është vetëm Dimal Basha. Janë disa Dimala që kanë marrë copy-paste nga analitika e UDB-së e BIA-s serbe e cila i ka përgatitur raportet e tyre kundër UÇK-së… Jeta ime ka qenë e do jetë e lidhur me interesat e Kosovës. Si duket edhe atyre që e kanë votuar Dimalin edhe atij që ju ka thënë ta votojnë ju ka pëlqyer analiza e Dimalit”, ka shkruar ai në Facebook.