U përjashtua për blerjen e Vllaznisë, Komisioni i Konkurrencës i jep të drejtë biznesmenit - Gazeta Express
string(89) "u-perjashtua-per-blerjen-e-vllaznise-komisioni-i-konkurrences-i-jep-te-drejte-biznesmenit"

U përjashtua për blerjen e Vllaznisë, Komisioni i Konkurrencës i jep të drejtë biznesmenit

Shqiperi

Gazeta Express

15/06/2021 23:15

Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Autoriteti shitës dhe Bashkia Shkodër e përjashtuan nga gara për shkak se kishte parregullësi në dokumentat e tij.

Gurakuqi vendosi ta dërgonte këtë çështje te komisioni i Konkurrencës dhe ky komision i ka dhënë të drejtë biznesmenit për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë.

Lexo Edhe:

Pak ditë më parë, Bashkia Shkodër anulloi shitjen e klubit, ndërsa në ankand veç sponsorit Xhaferi do të jetë edhe Almiro Gurakuqi pasi plotëson kushtet e nevojshme për të marrë pjesë. 

Newsport.al ka siguar edhe dokumentin që Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit Gurakuqi, ndërsa kanë kërkuar nga Bashkia Shkodër dhe Autoriteti shitës që të sigurojnë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.

dok
  • T