U përdor për atentatin në Rinas, makina gjendet e djegur në Krujë - Gazeta Express
string(64) "u-perdor-per-atentatin-ne-rinas-makina-gjendet-e-djegur-ne-kruje"

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 15:28

U përdor për atentatin në Rinas, makina gjendet e djegur në Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 15:28

Një makinë është djegur pak minuta më parë në fshatin Halil të Krujës, dhe dyshohet se ka lidhje me autorët e atentatit të ndodhur pak më herët ndaj një automjeti në lëvizje.

Sipas burimeve nga policia, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti në lëvizje, në të cilin ndodheshin dy persona.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Të dhënat paraprake tregojnë se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia.

Në zonë ndodhen forca të shumta policie, ndërsa është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të atentatit, identifikimin e autorëve dhe verifikimin e lidhjes së mjetit të djegur me ngjarjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement