U pa duke i shqelmuar paratë e lypësit në Prishtinë, deklarohet Tomë Gashi - Gazeta Express
string(73) "u-pa-duke-i-shqelmuar-parate-e-lypesit-ne-prishtine-deklarohet-tome-gashi"

Gazeta Express

14/02/2020 22:44

U pa duke i shqelmuar paratë e lypësit në Prishtinë, deklarohet Tomë Gashi

Gazeta Express

14/02/2020 22:44

Avokati i njohur Tomë Gashi është xhiruar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes, derisa po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. E pak kohë xhirimi doli në media, Tomë Gashi tha se po kryente punën e inspeksionit.

Gashi në Facebook ka thënë se ka kryer punën e inspeksionit pas dy vjet britmash në sheshin “Nënë Tereza”.

Lexo Edhe:

“Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza ne Prishtine! Keta kan shefa me mercedesa dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.! Keshtu nuk ka ne sheshin Skenderbeu ne Tirane!”, shkruan Gashi në Facebook.

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen e Gashit me lypsarin, pasi ky i fundit nuk ka dhënë sqarime.

Mbetet të shihet nëse organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të reagojnë për këtë rast.