U nxor kristali i rrallë nga horizonti i 11-të i Trepçës - Gazeta Express
string(56) "u-nxor-kristali-i-rralle-nga-horizonti-i-11-te-i-trepces"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 19:55

U nxor kristali i rrallë nga horizonti i 11-të i Trepçës

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 19:55

Në minierën e Trepçës, punëtorët e horizontit të 11-të kanë nxjerrë një kristal të madh dhe të rrallë, pjesë e masivit që përmban pirit dhe galenit.

Shefi i shërbimit gjeologjik, Xhemajl Tupella, për KosovaPress ka theksuar përkushtimin e punëtorëve që, pavarësisht peshës së rëndë, e kanë bërë kristalin të gatshëm për transport.

Po këtë kristal e kanë nxjerrë punëtorët e horizontit të 11-të, përkatësisht të punishtes 151/A. Karakterizohet me disa zgavra natyrore, ku gjatë punimeve është hasur dhe është nxjerrë edhe ky kristal, si pjesë e masivit që përmban pirit, galenit dhe është i mbuluar me kalcit të bardhë. Përmasat e tij janë rreth 1.40 metra i lartë dhe 1.20 metra i gjerë,” tha Tupella.

Tupella tha se punëtorët e zellshëm të ndërrimit të tretë, me gjithë peshën e rëndë e kanë nxjerrë kristalin.

Është interesant se ka peshë të rëndë, por punëtorët e zellshëm të ndërrimit të tretë e kanë nxjerrë dhe e kanë bërë të gatshëm përmes vagonetave, lokomotivës dhe përmes korpës e kanë nxjerrë, edhe pse nuk është e lehtë, sepse ka peshë të madhe, por me shumë zell e kanë nxjerrë,” ka thënë ai.

Kristali i nxjerrë tregon për pasurinë minerare të Trepçës dhe përkushtimin e punëtorëve në punën e tyre./KP

Advertisement
Advertisement
Advertisement