U nominua për Nobel, Putin telefonoi sot Macronin dhe i tha se Navalny helmoi veten me Noviçok - Gazeta Express
string(93) "u-nominua-per-nobel-putin-telefonoi-sot-macronin-dhe-i-tha-se-navalny-helmoi-veten-me-novicok"

U nominua për Nobel, Putin telefonoi sot Macronin dhe i tha se Navalny helmoi veten me Noviçok

Gazeta Express

24/09/2020 19:28

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin raportohet se ka thënë në një bisedë telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron se kryeopozitari Alexei Navalny mund të jetë helmuar vetë me agjentin nervor Novichok, shkruan e përditshmja franceze Le Monde, duke cituar dy burime.

Gazeta thotë se në bisedën e tij me Macron, Putin fliste me përçmim për Navalny duke e quajtur opozitarin “person që krijon probleme në Internet.”

Lexo Edhe:

Presidenti rus tha gjithashtu se Navalny ka përdorur fondet e anti-korrupsinit për të “korruptuar e bërë shantazh ndaj zyrtarëve” si dhe ka kryer akte ilegale.

Le Monde shkruan se Putin bëri deklaratën mbi Navalny pasi beson se agjenti nervor nuk është i vështirë për t’u prodhuar. Kreu i Kremlinit kishte shtuar se Rusia nuk ka nisur ende hetimet mbi çështjen pasi Gjermania e Frana nuk kanë sjellë rezultatet e testeve të helmimit të Navalny.

Le Monde shkruan se Macron kishte refuzuar versionin e Putin se opozitari kishte helmuar veten.

Alexei Navalny u sëmur më 20 gusht në avionin me të cilin po fluturonte nga Tomsk drejt Moskës. Avioni bëri ulje emergjence ne Omsk, ku Navalny u shtrua në spital. Më vonë ai u kurua në Berlin dhe tashmë është i rekuperuar.