U nis për të shkuar në Preshevë, zhduket burri nga Prishtina - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/03/2020 9:43

U nis për të shkuar në Preshevë, zhduket burri nga Prishtina

Lajme

Gazeta Express

29/03/2020 9:43

Një grua ka raportuar në polici se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij

Rasti ka ndodhur mesditën e 24 marsit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndërkohë në polici është lajmëruar të mërkurën më 25 mars, ku gruaja ka bërë të ditur se burri i saj kishte dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në Preshevë, mirëpo prej asaj dite më nuk kishte kontakte me familje.

Policia në raportin 24 orësh ka theksuar se rasti është nën hetime./Express/