U nis nga Tirana drejt Italisë... shqiptari infekton familjen me Covid - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

16/07/2020 15:30

U nis nga Tirana drejt Italisë… shqiptari infekton familjen me Covid

Ballina

Gazeta Express

16/07/2020 15:30

Një familje shqiptare e përbërë nga 5 persona është regjistruar si vatër e re e pandemisë së koronavirusit në rajonin Toscana në Itali.

Sipas historikut të ndërtuar nga autoritetet shëndetësore toskane një shtetas shqiptar 79 vjec me banim në Firence ka hyrë më 30 qershor në Itali nga Shqipëria. Ai ka udhëtuar me linjën Tiranë- Piza e ka qërdruar në Piza ku jeton e bija. 

Më 13 korrik është paraqitur në spitalin e Pizës me simptoma të ngjashme me koronavirus. Ai ka rezultuar pozitiv së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së vajzën së tij.

79 vjecari po kurohet në spital e 4 shqiptarët e tjerë janë vënë në gjëndje izolimi shëndetësor.

Autoritetet lokale kanë gjurmuar të gjithë personat me të cilët janë vënë në kontakt gjatë ditëve të fundit 5 shqiptarët e infektuar./tv ora