U ndava me Selën sepse e luta në një kafe në Veleshtë: Mos ju merr para njerëzve, tha janë BDI (Video) - Gazeta Express

U ndava me Selën sepse e luta në një kafe në Veleshtë: Mos ju merr para njerëzve, tha janë BDI (Video)

Ballina

Gazeta Express

07/07/2020 23:28

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emsionin në TV21 ka folur për ndarjen me Ziadin Selën kur ai ishte kryetar i Strugës si kuadër i PDSh-së ku më pas formoi partinë e tij Reforma-PDSH. Thaçi thotë se është ndarë nga Sela shkaku se ai ju ka marrë para njerëzve.

“Shkova në Veleshtë dhe e takova në një kafe jashtë fshatit dhe aty kisha një dëshmitar, i thash të lus mos ju merr pare njerëzve, tha janë BDI. Thash ska rëndësi, nëse vazhdon unë do të distancohem nga ti dhe ti do të jesh në telashe të mëdha dhe tani është në shumë telashe.” tha – Thaçi.

Si plasi sherri mes #Thaçit e #Selës? Thaçi: I thash Selës mos u merr para njerëzve! Ai është në telashe. Është ngatërruar me mafien urbane të Strugës

Si plasi sherri mes #Thaçit e #Selës? Thaçi: I thash Selës mos u merr para njerëzve! Ai është në telashe. Është ngatërruar me mafien urbane të Strugës

Publiée par TV21 sur Mardi 7 juillet 2020