Gazetari dhe analisti i njohur ndërroi jetë këtë të shtunë në moshën 64-vjeçare. Gazetari ishte me pushime me familjen e tij në Sarandë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961 dhe u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Zheji ishte djali i eruditit të shquar shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami, duke u rritur në një familje me traditë të thellë kulturore e intelektuale.
Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.
Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik “360 Gradë” në ABC News.