string(81) "u-nda-nga-jeta-ne-2016-bota-e-muzikes-kujton-77-vjetorin-e-lindjes-se-david-bowie"

Rozë

Gazeta Express

08/01/2024 13:28

U nda nga jeta në 2016, bota e muzikës kujton 77-vjetorin e lindjes së David Bowie

Rozë

Gazeta Express

08/01/2024 13:28

David Bowie, i lindur më 8 janar 1947, ka qenë këngëtar, kantautor dhe aktor britanik nga më të shquarit e viteve ’70, sipas britannica.com.

Ai u njoh sidomos për zhanrin muzikor ”hopping”.

Të quash Bowie një figurë kalimtare në historinë e rock-ut është më pak një gjykim sesa një përshkrim i asaj që ai arriti.

Albumi i tij i parë i shquar ”The Man Who Sold the World” (1970), ishte një përzierje e folkut, rock-ut dhe metalit.

Bowie vazhdoi të regjistronte edhe në shekullin XXI, megjithëse spekulohej se kishte dalë në pension.

Ai u rishfaq papritur me ”The Next Day” (2013), një koleksion këngësh rock.

Në vitet e fundit Bowie shkroi gjithashtu muzikalin ”Lazarus” (premierë në 2015). Bowie vdiq më 10 janar 2016 në Nju Jork.