U mbyt pasi shpëtoi dy turistë në Liqenin e Shkodrës, kapiteni shpallet Dëshmor i Atdheut - Gazeta Express
string(88) "u-mbyt-pasi-shpetoi-dy-turiste-ne-liqenin-e-shkodres-kapiteni-shpallet-deshmor-i-atdheut"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 18:53

U mbyt pasi shpëtoi dy turistë në Liqenin e Shkodrës, kapiteni shpallet Dëshmor i Atdheut

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 18:53

Trupi i kapiten Arben Anamalit, i cili humbi jetën në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistë, është gjetur. Qeveria shqiptare e ka shpallur atë “Dëshmor i Atdheut”.

Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkroi:“U prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut. I paharruar, Kapiten Arbeni!”

Anamali ishte drejtuesi i anijes turistike të Bashkisë Shkodër dhe u përfshi në aksionin heroik për shpëtimin e jetëve njerëzore.