U mbyt në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i shtetasit maroken - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2020 13:43

U mbyt në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i shtetasit maroken

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2020 13:43

Gjendet trupi i pajete i shtetasit maroken qe u mbyt në lumin Buna, në Shkodër.

olumbaret nisen ne oret e drekes te dites se sotme kerkimet ne fshatin Darragjat dhe kane arritur ta gjejne trupin e te riut.

Marokeni u mbyt në fshatin Darragjat, të njësisë Dajç. Mësohet se shtetasi kishte edhe dokumente franceze, por ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ne reagimin e saj pas ngjarjes se rende, policia e Shkodres, beri me dije se viktima eshte shtetasi R. M. 35 vjeç.

“Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna”, njoftoi policia.