Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar turistë izraelitë të rrezikuar nga mbytja në Liqenin e Shkodrës.
Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u hodh në ujë për të ndihmuar turistët, duke u shpëtuar ata me jelekët e shpëtimit. Pas shpëtimit të tyre, Arben Anamali nuk u kthye më në anije, dhe trupi i tij u gjet pas tre ditësh kërkimesh.Për aktin e tij heroik, qeveria shqiptare shpalli Arben Anamalin “Dëshmor i Atdheut”, duke e nderuar si shembull të jashtëzakonshëm humanizmi. Të afërmit shpresojnë që emri i tij të ruhet në kujtesën e çdo shqiptari.