Pas tri mbrëmjeve me radhë Festivali Poetik i Prishtinës i organizuar nga portali për kulturë, letërsi dhe art, Observerkult mbrëmë u mbyll duke shënuar edicionin e parë.
Nga data 21 nëntor deri më 23 nëntor, në hapësirat e Termokiss u mbajtën promovime librash, diskutime, homazhe, orë letrare e aktivitete të tjera që në thumb kishin letërsinë e poezinë në veçanti.
Esad Mekuli dhe Agim Vinca ishin dy autorë rreth të cilëve u diskutua e u mbajtën mbrëmje për nder të tyre.
Natën e fundit u bë një mbrëmje poetike kushtuar poetit Xhevdet Bajraj, në mesin e shumë poezive të lexuar nga poetë të rinj e ata të dëshmuar tashmë.
Donika Dabishevci, organizatorja e festivalit është e bindur së në të ardhmen do të ketë edhe edicione të radhës të këtij Festivali që mblodhi emra autorësh vendor.
/Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...