U mbajt ceremonia e dytë e ndarjes së granteve të KCF-së - Gazeta Express
string(56) "u-mbajt-ceremonia-e-dyte-e-ndarjes-se-granteve-te-kcf-se"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2023 10:16

U mbajt ceremonia e dytë e ndarjes së granteve të KCF-së

Lajme

Gazeta Express

13/11/2023 10:16

8 projektet më të suksesshme janë propozuar për financim në thirrjen e dytë të Fondit të Sfidave për Kosovën (KCF), duke ndarë rreth 3 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.

9 Nëntor, 2023, PrishtinëFondi i Sfidave për Kosovën (KCF) organizoi ceremoninë e ndarjes së granteve me qëllim publikimin e rezultateve të thirrjes së dytë dhe ndarjes së granteve për konsorciumet fituese. Në thirrjen e dytë për shprehje të interesit, KCF pranoi 27 aplikime nga konsorciumet e instituteve të aftësimit profesional dhe ndërmarrjeve nga Kosova. Vendimi i Komisionit Përzgjedhës për fondet në dispozicion për thirrjen e dytë rezultoi në propozimin për financim të 8 projekteve më të suksesshme, duke ndarë rreth 3 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese. Ceremonia e ndarjes së granteve u zhvillua në Hotel Emerald dhe mblodhi zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ambasada Gjermane, KfW, Fondi i Sfidave për Kosovën dhe konsorciumet fituese, për të shënuar suksesin e tyre.

Lexo Edhe:

Ceremonia filloi me z. Renato Vasili, Zëvendës Udhëheqës në KCF, ku theksoi rolin e patjetërsueshëm të arsimit dhe në veçanti të aftësimit profesional për krijimin e një fuqie punëtore të kualifikuar, të pajisur më aftësitë e duhura për tregun e punës e cila përmbush kërkesat në rritje të biznesit dhe të zhvillimit teknologjik, si një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik te vendit. Për më tepër ai shtoi që duke patur parasysh sfidat ekonomike, politike dhe sociale të cilat janë të pranishme jo vetëm në Kosovë por në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, rezultatet e arritura jane një tregues pozitiv i interesit të shprehur nga institucionet arsimore dhe sektori privat, por mbi të gjitha janë një tregues i devotshmërisë, i përkushtimit, i pasionit, i inovacionit dhe i përpjekjeve për bashkëpunim, si faktorët jetikë të modernizimit të shoqërisë për ta bërë atë më konkurruese ekonomikisht, më të fortë, më solidare dhe më gjithëpërfshirëse.

z. Lah Nitaj, Drejtor i Departamentit të Aftësimit dhe Arsimit Profesional në MASHTI, deklaroj se kjo ceremoni është një tregues i mëtjeshëm i punës intensive që po bëhet në sektorit e arsimit dhe punësimit. Ai shprehu mirënjohje të lartë për qeverinë gjermane për bashkëpunimin dhe mbështetjen në zhvillimin ekonomik të vendit. Këtu theksoj që pas suksesit të thirrjes së parë të granteve të KCF-së ku u ndanë 1,8 milion euro për 4 konsorciume fituese, kjo thirrje e dytë e zgjeroi fushëveprimin dhe duke e rritur numrin e projekteve fituese në gjithsej 8 projekte fituese në vlerë prej rreth 3 milion dhe shtrirje në komunat e Prishtinës, Lipjanit, Ferizajit, Mitrovicës, Skenderaj dhe Gjakovës. 

Gjermania është donatori më i madh bilateral për Kosovën dhe ne shohim progres të vazhdueshëm në Kosovë, deklaroj znj. Vera Baumann, Udhëheqëse e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane. Me tepër ajo shprehu qe kemi pasur numër të madh të aplikimeve, që tanimë dhe cilësia e tyre është ngritur. Sektorët ekonomikë që kanë të bëjnë me arsimin në përgjithësi, kanë filluar të lulëzojnë ose kanë lulëzuar deri më tani. Investimet e reja në trajtimin e ujrave të zeza, në sektorin e ujit dhe të energjisë do të nxisin interesimin për investime të reja gjermane dhe për rrjedhojë do të rrisin interesin për arsim dhe aftësim profesional, përfundoi ajo.

Z. Moritz Remé, Drejtor i Zyrës së KFW-së në Kosovë theksoi që Gjermania për më shumë se dy dekada ka mbështetur institucionet e Kosovës, ku dhe KCF është iniciativë e Bankës Gjermane për Zhvillim dhe një nga shembujt tanë më të suksesshëm të bashkëpunimit Kosovë-Gjermanë, dhe njëkohësisht falenderoj partnerët kosovarë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Ai shtoi se jemi shumë të kënaqur që Qeveria e ka shpallur AAP-në si prioritet dhe jemi të nderuar që përmes këtij programi mund të ndikojmë në zhvillimin pozitiv të sektorit të AAP-së. Sigurisht, ky mekanizëm sfidues financimi nuk do të jetë e vetmja zgjidhje dhe nuk do të bëjë revolucion, por qëllimi ynë është të dëgjojmë kompanitë dhe shkollat ​​për të ditur se çfarë nevojitet realisht për të arritur arsimin e dyfishtë si dhe për të ndryshuar mentalitetin e ndërmarrjeve.

Fondi i Sfidave për Kosovën  (KCF) është një instrument financiar që synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve si dhe   konkurrushmërinë e ndërmarrjeve në Kosovë. KCF është një iniciativë e ndërmarrë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), e financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe e ekzekutuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kosovë, operacionet e së cilës mbështeten nga konsulentët e Njësisë së Menaxhimit të Fondit.

Për çdo pyetje të mëtejshme, mos hezitoni të kontaktoni përfaqësuesitë e autorizuar të KCF-së, Renato Vasili, [email protected] dhe Vesa Shehu, [email protected] .