U lirua nga Gjykata, Prokuroria kërkon të rikthejë në burg Encën - Gazeta Express
string(63) "u-lirua-nga-gjykata-prokuroria-kerkon-te-riktheje-ne-burg-encen"

U lirua nga Gjykata, Prokuroria kërkon të rikthejë në burg Encën

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2023 13:12

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vndimin e gjykatës së Tiranës që vendosi lirimin nga qelia të këngëtares Enca Haxhia e cila qëndroi në paraburgim për dy ditë pasi i gjetën kanabis në banesë.

Prokuroria kërkon që këngëtarja të qëndrojë në qeli në masë ‘arresti me burg’, teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër.

Lexo Edhe:

Gjatë seancës së kaluar, Enca Haxhiaj nuk foli para togave të zeza, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.