U lirua me kusht, Salianji paraqitet në shërbimin e provës - Gazeta Express
string(57) "u-lirua-me-kusht-salianji-paraqitet-ne-sherbimin-e-proves"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 17:53

U lirua me kusht, Salianji paraqitet në shërbimin e provës

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 17:53

Ish-deputeti, Ervin Salianji, u paraqit për herë të parë këtë të premte te shërbimi i provës në zbatim të lirimit të tij me kusht.

Ai ishte me avokatin Ledio Braho, teksa në dalje tha për mediat se betejën për pafajësi do ta vijoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”.

Deri në përcaktimin e një rregulloreje të paraqitjes së tij në Shërbimin e Provës, ish deputeti do ta vizitojë edhe njëherë gjatë korrikut këtë institucion.

Salianji u lirua disa ditë më parë pasi qëndroi në burgun e fierit nga shtatori i 2024 ku shleu një dënim me 1 vit burg dhënë nga Gjykata  e Përgjithshme e Apelit që e gjeti fajtor atë për akuzën e“Kallëzimit të rremë”.