U lëndua në testikuj, porno ylli ka një mesazh për James Rodriguez - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

30/10/2020 22:59

U lëndua në testikuj, porno ylli ka një mesazh për James Rodriguez

Futboll

Gazeta Express

30/10/2020 22:59

James Rodriguez ka marrë urime të ngrohta për t’u shëruar nga lëndimi në testikuj nga ylli i filmave për të rritur, Kendra Lust.

Plejmejkeri i Everton raportohet se pësoi dëmtim duke u “goditur në testikuj” në një përplasje me Virgil van Dijk, në përballjen me Liverpoolin në fillim të muajit duke barazuar 2-2.

Rodriguez ishte gati të luante edhe pse kishte dhimbje në ndeshjen tjetër, ku Everton humbi 2-0 kundër Southamptonit. Por, sipas gazetës spanjolle Marca, ai ende është duke vuajtur nga ky lëndim që e pësoi në derbin  e Merseyside.

Megjithatë, përderisa ne nuk mund të marrim ndonjë shënim simpatie nga shokët apo familja e ngushtë në të tilla rrethana, bukuroshi James ka marrë një mesazh urimi nga Lust.

“Ufff! Shpresoj të jesh mirë”, ka komentuar Kendra në një shkrim të botuar në Instagram nga talkSPORT.

Uff, me vjen keq. Ish ylli i Real Madridit dhe Bayern Munichut është duke u trajtuar nga një lëndim i pazakonshëm ku është duke bërë “terapi”, me një makinë të re për trajtimin e testikujve, NORMATEC, shkruan sot Sport Witnes.

View this post on Instagram

????

A post shared by James Rodríguez (@jamesrodriguez10) on

Në thelb, kjo makinë është në formë të pantallonave teknologjik që mundësojnë qarkullimin e gjakut dhe sherojnë mavijosjet me presion ajri në mes të këmbeve.

Por, është shumë e sigurt që Rodriguez të merr mesazh nga Lust, filmi i së cilës “Magic Mike XXXL” dhe “The Booty Movie 6” janë ndër me të mirët në industrinë e filmave pornografik. /GazetaExpress/