Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën arrest në burg për Erion Veliajn.
Menjëherë pasi është shpallur vendimi mbrëmjen e së mërkurës Veliaj është dërguar në paraburgim në Durrës.
Sipas vendimit, ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk ka ndryshuar masa e sigurisë, ndërsa ndaj gruas së tij, Ajola Xoxa ndryshon masa nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.