U la jashtë listës, Salianji: Në zgjedhjet e fundit isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike - Gazeta Express
string(107) "u-la-jashte-listes-salianji-ne-zgjedhjet-e-fundit-isha-me-i-vleresuari-nga-anetaresia-e-partise-demokratike"

U la jashtë listës, Salianji: Në zgjedhjet e fundit isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike

Gazeta Express

23/10/2020 23:01

Mbasi antarësia e la jashtë listës për kandidat të Partisë Demokratike ka reaguar edhe Ervin Salianji ku shprehet: “Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike”.

Statusi i plotë i Salianjit

Lexo Edhe:

Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. 

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. 

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetarëve. Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.