U la jashtë listave për deputet, ironizon Xhaferraj: Me Berishën, Jenisherin dhe Gjuzin do e bëjmë Shqipërinë madhështore - Gazeta Express
string(118) "u-la-jashte-listave-per-deputet-ironizon-xhaferraj-me-berishen-jenisherin-dhe-gjuzin-do-e-bejme-shqiperine-madheshtore"

Shqiperi

Gazeta Express

13/03/2025 13:24

U la jashtë listave për deputet, ironizon Xhaferraj: Me Berishën, Jenisherin dhe Gjuzin do e bëjmë Shqipërinë madhështore

Shqiperi

Gazeta Express

13/03/2025 13:24

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, demokrati ironizoi koalicionin e opozitës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kreun e tij Sali Berisha.Ai tha se me “3 burrat e shtetit, Berisha, Gjuzi dhe Jenisheri”, kryeministri Rama “po tmerrohet”.“Është një koalicion me 3 burra shteti. Me Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Sali Berishën do e bëjmë Shqipërinë madhështore. Kjo treshe po e tmerron Edi Ramën dhe mazhorancën. Ky është një koalicion me 3 burra shteti.Të gjithë biem dakord se lista e PD-së e ka frikësuar dhe tmerruar Edi Ramën. Në mënyrë të padiskutueshme që do e bëjë Shqipërinë madhështore sepse ka parime konservatore, sepse gjithçka fillon nga familja për të qenë madhështore, është e sigurt se më 11 majin do bëhet Shqipëria madhështore”, tha Xhaferraj mes të tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement