U kujtua në 10 të darkës të njoftonte, Rama ‘merr më qafë’ bizneset, ‘kërcasin gjobat’ në Tiranë - Gazeta Express

U kujtua në 10 të darkës të njoftonte, Rama ‘merr më qafë’ bizneset, ‘kërcasin gjobat’ në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2020 13:12

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i ka bërë lëmsh të gjithë.

Shumë biznese nuk e dinin nëse duhej të punonin apo të rrinin në shtëpi.

Kjo pasi Rama u kujtua të njoftonte vetëm mbrëmë rreth orë 22:00 përmes një statusi në facebook.

Duke mos qenë të informuar, pronarët kanë hapur dyqanet, lokalet, baret e restorantet por janë ndeshur me gjoba të majme nga policia, veçanërisht në kryeqytet.

“KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA TA KALONI SA MË QETË ”, njoftoi fiks në orën 21:33 kryeministri.

Vetëm se bizneset nuk ishin ‘abonuar’ në facebook-un e kryeministrit Rama dhe jo të gjithë rrinë zgjuar në orët e vona të natës.