U kthyen edhe 287 shtetas të RMV-së në vend, të gjithë në karantinë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

28/03/2020 12:48

U kthyen edhe 287 shtetas të RMV-së në vend, të gjithë në karantinë

Ballina

Gazeta Express

28/03/2020 12:48

Për shkak të pandemisë së shpallur nga OBSH-ja, tashmë shumë vende sikurse kanë mbyllur kufijtë, prandaj kanë mbetur shumë qytetarët të RMV-së jashtë vendit, përcjell GazetaExpress nga Portalb.

Kështu, me organizimin e Ministrisë së punëve të jashtme të RMV-së arritën edhe 169 shtetas nga Kroacia dhe 118 shtetas nga Malta në RMV. Këta ishin edhe aeroplanët e parë nën organizimin e MPJ-së.

“Ardhja është organizuar me fluturime të kompanisë ajror WizzAir, që për këta dy destinacione  në thirrjen publike nga Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut ofroi çmim më të ulët të biletave”, njoftojnë nga MPJ.

Ata sqarojnë se biletat e këtyre udhëtimeve do të kryhen nga vetë qytetarët, ndërsa karantina e tyrë do të mbulohet nga shteti.

Ndryshe, sekretari shtetëror në MPJ, Zoran Popov dje informoi në thirrjen e MPJ-së, që zgjati deri më 22 mars në orën 18, për kthim të organizuar në vend ishin paraqitur gjithsej 5.250 qytetarë të Maqedonisë. Prej tyre, 2.900 ishin deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë që të shkojnë në karantinë dhe ta paguajnë çmimin sa kushton bileta e aeroplanit.

“Për momentin, prioriteti është në Evropë, 95% nga gjithsej kërkesat e arritura, 4.850 nga gjithsej 5.200 janë nga Evropa. Po bëjmë gjithçka mundemi t’i nxjerrim edhe qytetarët tanë në kontinentet tjera”, tha Popov.

Qytetarët që kanë ardhur, do të futen në karantinë dyjavore. Qeveria e RMV-së sot karantinat shtetërore i vlerëson si vende të sigurta që përmbushin standard të lartë shëndetësor.

“Qeveria e RMV-së apeloi deri te të gjithë qytetarët se gjithë masat që janë marrë për ardhjen e shtetasve tanë prej jashtë janë me standarde të larta shëndetësore”, deklarojnë nga Qeveria, duke sqaruar se karantinat shtetërore kanë kapacitet prej 2,104 shtretër në 19 objekte të strehimit, ndërsa deri më tani janë mbushur 1,082 shtretër./GazetaExpress/B.Lika/