Marrëveshja e finalizuar mes të gjitha palëve!
Bayer Leverkusen ka dhënë dritën e gjelbër – Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland!
Sipas gazetarit Fabrizio Romano Xhaka do të transferohet të Sunderland për 20 milionë euro me kontratë deri në verën e vitit 2027.
Xhaka pritet të udhëtojë sot për të përfunduar testet mjekësore dhe firmosur kontratën e re me skuadrën nga Premier Liga.
Një tjetër nënshkrim ambicioz nga Sunderland
Pas një sezoni të fortë në Bundesliga me Bayer Leverkusen, ku udhëhoqi mesfushën me pjekuri dhe intensitet, Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe lider i Zvicrës, tani do të jetë pjesë e një projekti të ri ambicioz në Angli.
🚨🔴⚪️ EXCLUSIVE: Granit Xhaka to Sunderland, here we go! Deal agreed between all parties involved.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2025
Understand fee will be €20m, contract until 2027.
Green light from Bayer Leverkusen for the player to fly today and complete his move to #SAFC, one more ambitious signing. pic.twitter.com/1gP1IBLD0T
Çfarë do të sjellë Xhaka te Sunderland?
Përvojë ndërkombëtare në Premier League dhe Bundesliga si dhe do të jetë lider teknik dhe emocional në mesfushë.
Po ashtu ai do të shtojë stabilitet dhe kreativitet në mesfushë. /GazetaExpress/