U kritikua në ditët e fundit, ja çka tha sot Hysaj pas ndeshjes me Kroacinë - Gazeta Express
string(74) "u-kritikua-ne-ditet-e-fundit-ja-cka-tha-sot-hysaj-pas-ndeshjes-me-kroacine"

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 23:01

U kritikua në ditët e fundit, ja çka tha sot Hysaj pas ndeshjes me Kroacinë

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 23:01

Elseid Hysaj ishte emri më i përfolur në Shqipëri e Kosovë që nga humbja e kombëtares së Shqipërisë ndaj Italisë.

Ai u kritikua se iu shmang topit që po vinte në drejtim të tij, duke e ulur kokën dhe nga ai rast, Italia shënoi golin e dytë, dhe të fitorës në ndeshjen hapëse të kombëtares kuqezi në “EURO 2024”.

Lexo Edhe:

Pas kritikave të shumta reagoi edhe mbrojtësi i Lazios, i cili tha se reagimi i tij duhet të ishte në fushë, dhe ashtu ndodhi.

“Duhej të reagoja në fushë sepse po merremi sikur kemi ardhur për të kaluar kohën. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen, më bënë krenar që jam shqiptar”, tha ai pas ndeshjes.

Shqipëria sot barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë në “EURO 2024”.

Ndeshjen e fundit, Elseid Hysaj me kombëtaren shqiptare e luajnë të hënën ndaj Spanjës, ku synojnë kualifikimin tutje nga grupi./GazetaExpress/