U kërkoi qytetarëve që të shkojnë për analiza në QKUK, policia identifikon personin që e çoi sms'in e rrejshëm - Gazeta Express
string(108) "u-kerkoi-qytetareve-qe-te-shkojne-per-analiza-ne-qkuk-policia-identifikon-personin-qe-e-coi-smsin-e-rrejshem"

Gazeta Express

01/04/2020 17:28

U kërkoi qytetarëve që të shkojnë për analiza në QKUK, policia identifikon personin që e çoi sms’in e rrejshëm

Gazeta Express

01/04/2020 17:28

Kosovarët janë shqetësuar nga një mesazh i cili iu ka ardhur në telefonët e tyre, ku thuhej se grupi i tyre i gjakut është i rrezikuar të preket nga virusi COVID-19. Por, institucionet e rendit i kanë rënë në gjurmë personit i cili e ka dërguar këtë mesazh

“Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazhin që iu është dërguar qytetarëve.

Lexo Edhe:

Por, policia tashmë i ka rënë në gjurmë personit i cili e ka dërguar këtë mesazh dhe ka përhapur shqetësim tek qytetarët.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se pas pranimit të një informacioni nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me një mesazh me përmbajtje  dezinformuese, i cili  nuk ishte lëshuar nga asnjë institucion shtetëror dhe shëndetësor i Kosovës, është trajtuar dhe hetuar në aspektin policor.

“Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi. Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, policia ka theksuar se në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti.