Gazetari Parim Olluri vlerësoi se Qeveria Kurti ka tentuar hapjen e urës së Ibrit për të “elektrizuar militantët në Kosovë dhe diasporë”.
Ai në Pressing në T7 tha se qytetarët kanë thënë “Albini e ka çliru Ujmanin”.
“Në momentin kur kan pa njerëzit tu u la në Ujman dhe njerëzit duke folë para mikrofonave që Albini e ka çliru Ujmanin, u kënaqëm t’u u la, ata janë emocionu e kanë thanë edhe urën dhe u kry. Kjo na rritë neve mbi 50%, është mendu aty për aty pa ndonjë analizë të mirëfilltë është bërë thjeshtë për mi elektrizu militantët në Kosovë dhe diasporë, kaq ngushtë është mendu”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.
Por, sipas tij Kosova nuk e dëgjoi Amerikën dhe tani po bisedon me kryenegociatorin e palës serbe Petkoviqin.
“Rezultati është, para një muaji nuk e ke dëgju Amerikën, tash duhet me bisedu me Petkoviqin kur pe hapin (urën). Në anën tjetër e kemi pa me video që pjesëtari i KFOR e përzen policinë e Kosovës prej urës, i thotë nuk mundesh me parku këtu, me ta shpjegu sovranitetin mbi urën e Ibrit”, tha Olluri.
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...