U kapën me 23 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Prishtinë - Gazeta Express

U kapën me 23 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

30/03/2020 11:55

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike

Po ashtu, nga të arrestuarit janë konfiskuar 23 kilogramë substanca narkotike

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës në Prishtinë ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale” Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose  analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”. Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: G. S. viti i lindjes 1989, mashkull kosovar, M. S. viti i lindjes 1983, mashkull kosovar”, thekson njoftimi.

Policia njofton se gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. 37 vjeçar, janë gjetur dhe konfiskuar 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21kilogram e 910 gram, 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram, 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Express/