U kap në Karaibe, SHBA’të sekuestrojnë edhe një tjetër anije nafte të lidhur me Venezuelën, ishte nën sanksione   - Gazeta Express
string(108) "u-kap-ne-karaibe-shbate-sekuestrojne-edhe-nje-tjeter-anije-nafte-te-lidhur-me-venezuelen-ishte-nen-sanksione"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 15:31

U kap në Karaibe, SHBA’të sekuestrojnë edhe një tjetër anije nafte të lidhur me Venezuelën, ishte nën sanksione  

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 15:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar edhe një anije tjetër nafte të lidhur me Venezuelën në ujëra ndërkombëtare në Detin e Karaibeve, raporton The Guadian.

Komanda Jugore e SHBA-së tha në X:

“Në një veprim para agimit këtë mëngjes, Departamenti i Mbrojtjes, në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ndaloi pa incidente një cisternë motorike të flotës ‘hije’, pa shtetësi dhe nën sanksione.

Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente veprimtari të paligjshme në Detin e Karaibeve. Roja Bregdetare e SHBA-së po e shoqëron M/T Sophia drejt Shteteve të Bashkuara për vendimin përfundimtar.

Përmes Operacionit Southern Spear, Departamenti i Mbrojtjes mbetet i palëkundur në misionin e tij për të goditur dhe shkatërruar aktivitetet e paligjshme në Hemisferën Perëndimore. Ne do të mbrojmë atdheun tonë dhe do të rivendosim sigurinë dhe forcën në mbarë Amerikën.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement