Një shqiptar mësohet se është arrestur nga policia spanjolle, gjatë një operacioni antidrogë.
Autoritetet policore në Katalonjë të Spanjës kanë ndërhyrë në tri plantacione kanabisi, teksa janë arrestuar 4 persona dhe janë sekuestruar mbi 5 mijë bimë.
Në një prej plantacioneve, ku ndodheshin rreth 1500 bimë, u arrestua dhe shqiptari i cili kujdesej për kanabisin.
Sipas mediave spanjolle brenda plantacionit që ndodhej në një fermë pranë zonës rurale të qytetit ndodheshin 1455 bimë, të cilat ruheshin nga shqiptari dhe dy qen të cilësuar si të rrezikshëm nga autoritetet.
/Gazeta Express
Pas një investimi milionësh të bërë nga UBT, nga sot Kosova është bërë zyrtarisht me qendrën e parë ekselente...